Gjiganti i Internetit Google ka bërë publike një nismë, e cila synon të ruajë gjuhët në zhdukje të botës.
Google thotë se ueb-sajti i Gjuhëve të Rrezikuara, i themeluar në bashkëpunim me dijetarë dhe gjuhëtarë të të gjithë botës, do të jetë vendi ku njerëzit mund të gjejnë dhe të ndajnë informacione rreth dialekteve që rrezikojnë të zhdukën, transmeton rel.
Faqja endangeredlanguages.com do t’iu mundësojë përdoruesve të shkarkojnë video, audio ose tekste për të kujtuar dialektet e rralla./rel/kohaislame