0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Google leshon sistemin operativ Chrome

Më të lexuarat

Google ka ridizajnuar sistemin operativ Chrome me një pamje në stilin e desktopit. Sistemi operativ u lansua vitin e kaluar për Samsung dhe Acer në versionin për notebook. 

Por ky sistem pati shumë kritika dhe nuk pati shumë sukses dhe nuk funksiononte mirë kur përdoruesi nuk kishte qasje në Internet. Google nuk kishte bërë punë të mirë që ky sistem të punonte edhe offline. Por kjo gjë ka ndryshuar dhe sistemi operativ do jetë i aftë të konkurrojë me Windows.

Sistemi i ri i operativ i Chrome tani ka arritur në versionin e 19, për nga numri i përditësimeve të bëra në të. Ndërfaqja është e stilit Windows 7 e kompletuar më një ikonë në Start Menu si të Google Chrome. Aplikacionet në desktop i ngjajnë një sistemi Apple Mac X. E ngjashme me Windows 7 është dhe vendosja e aplikacioneve më të përdorura në shiritin e poshtëm. Dhe shfletuesi i Internetit që përdoret, sigurisht është Google Chrome.

Në treg janë 2 versione të këtij sistemi për PC të deklaruara nga Google, e para ështe Samsung Series 5 Chromebook e cila karakterizohet nga një procesor Intel Atom, 16GB hapësirë ruajtjeje, 4GB RAM dhe ekrani me prekje për një çmim 379£ ose 449$, për versionin 3G 429£ ose 549$. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit