2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gollodomor: Historia e fjalës së panjohur, që la miliona të vdekur në më pak se një vit

Më të lexuarat

Gollodomor. Emër që sugjeron përpos një enigmë, një zot pagan dhe për rezonancë e vendos më shumë tek e mira sesa tek e keqja. Megjithatë kjo fjalë është thjesht fantazi.

Le të kthehemi prapa në kohë. Në vitet 1932-1933 diktatura e Jozef Stalinit urdhëroi Gollodomorin kundër fshatarëve që mbijetonin nën komunizëm si Republika Socialiste Sovjetike e Ukrahinës.

Kështu zbulojmë kuptimin e vërtetë të fjalës Gollodomor, që do të thotë “të vrasësh urie”.

Saktësisht ajo që bëri baba Stalini kundër një numri që llogaritet të jetë rreth 2-4 milionë shpirtra, ishte vdekja dhe shumë familje të asgjësuara me një akt demoniak, pjesa më e madhe e atyre kufomave që hidheshin në gropa të përbashkëta ishin fëmijë.

Pika e nisjes, dënimi, ishte procesi i kolektivizimit të fushave, shpronësimet e tokave që ende kishin ndonjë zot që nga kohët e carizmit. Ciniku Stalin ia atribuoi zinë të korrave të këqija. Mashtrim. Prodhimi ukrainas i grurit arriti në vitin 1933 një rekord prej 22 milionë tonelatash, më shumë se në vitin 1931 dhe akoma më shumë se në vitin 1932.

Dëshmi e Maria Martyniuk, e mbijetuar:

“Qeveria na tha se duhet të dorëzonim gjithçka dhe filluan të fyenin tim atë kur tha se: “Kam fëmijë, kam familje!” Ata na thanë se të gjithë do të shkonim në fermën kolektive, koljozin dhe që aty do të ishim më mirë. I thanë tim eti të ulte këmbanat e kishës, por ai refuzoi. – Nuk i kam ngritur unë dhe nuk do t’i ul unë…E qëlluan dhe e burgosën në një qeli. Nuk u pamë për javë të tëra dhe sa u kthye në shtëpi, vdiq. Makineritë që korrnin grurin dhe thekrën linin mbetje dhe imë ëmë mblodhi pak prej tyre për t’u ushqyer, por një brigadë ia mori dhe e rrahën. Ajo u shtri në krevat dhe kurrë nuk u ngrit më. Në këtë mënyrë vdiq imë ëmë”.

Vetëm u krahinasit vdiqën nga Gollodomori? Nga uria kolektive?

Sipas historianëve ishte një shfarosje e qëllimshme e Stalinit kundër kombit ukrahinas për arsye të errëta dhe që kurrë nuk u sqarua. E sigurt është se shpronësimi i tokave dhe i arave në të gjitha anët e shtetit sovjetik solli zi, por jo kaq mizor dhe kriminel si ai kundër Ukrahinës. Kolektivizimi, në fakt shpërngulja, u vendos nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste në dhjetor të vitit 1929. Një luftë e deklaruar, e hapur dhe totale kundër fshatarëve. 82% e popullatës e nënshtruar nga regjimi. Kjo politikë shkaktoi protesta, shqetësime dhe revolta në të gjithë territorin. Më shumë se 3 milionë njerëz të gatshëm të ndalonin këtë shpronësim, por Ushtria e Kuqe i mbyti këto zjarre, arrestoi mijëra intelektualë ukrahinas me akuza të rreme për konspiracione kundër shtetit, i dënoi me burg siberian dhe shumë prej tyre u pushkatuan.

Dëshmi e Luba Kachmarska, e mbijetuar:

“Kur filluan të shpronësonin tokat tona, i mbuluan patatet me një pluhur të bardhë. Ato më të mëdhatë që nëna ime i kishte rezervuar për ne, ashtu edhe ato të voglat që ishin për derrat. Njerëzit i hodhën patatet në një grirëse dhe i përzien me një pluhur të bardhë që ishte helm. Shkatërruan gjithçka dhe morën farat që nëna ime i kishte ruajtur për vitin e ardhshëm. Nuk e di se pse nëna ime e bëri këtë: para se të na merrnin gjithçka, në vjeshtë, hapi një gropë të madhe afër depos sonë dhe fshehu aty 18 thasë me patate. Më pas mbolli një pemë për të fshehur gropën. Askush nuk i gjeti edh pse e gërmuan gjithë sipërfaqen me shufra çeliku. Pa ato patate, as familja e nënës sime dhe as ne, nuk do të kishim mbijetuar”.

Stalini i konsideronte të pamjaftueshme këto krime, këto dënime urie dhe zie, aq sa në gusht të 1932 i shkruan një letër Lázar Kaganóvich-it (1893–1991), një përbindëshi të quajtur “ujku i Kremlinit”, ekspert në vrasjet masive.

“Ukrahina është sot një çështje e rëndësishme, duke qenë në Parti dhe vetë Shteti e organet e tij të policisë së Republikës janë infektuar nga agjentë nacionalistë dhe nga spiunë polakë, duke rrezikur humbjen e Ukrahinës. Një Ukrahinë që duhet transformuar në një fortesë bolshevike”.

Kukull e majtë, Kagánovich-i, organizatori i të gjitha formave të represionit, mundimit dhe vdekjeve masive, konsiderohet truri i më shumë se 40 milionë të vdekurve deri në agoni dhe vdekjeve të komunizmit. Por “last but not least” masakra e Gollodomor me 25 mijë vdekje në ditë ka qenë objekt i shumë diskutimeve për dekada. Edhe pse dënimi ka qenë unanim ose pothuaj, 15 shtete e kanë pranuar se zija e viteve 1932-1934 ishte pa dyshim një gjenocid kundër popullit ukrahinas, megjithatë 5 vende e kanë mohur karakterin genocidist duke e thjeshtëzuar Gollodomorin në vetëm një akt kriminal të regjimit Stalinist. Këto shtete janë SHBA, Republika Çeke, Sllovakia, Kili dhe Argjentina. Një mënyrë e çuditshme e përkufizimit për krime kundër humanizmit, ajo e kufizimit të së keqes në disa pika në hartë. /Përgatiti: Bota.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit