Skuadra e Lausanne ka pësuar humbje prej 2-3 nga Lugano në kuadër të Superligës së Zvicrës.
Younes Bnou-Marzouk shënoi i pari për mysafirët (12’), ndërsa menjëherë pas rezultatin e barazoi Benjamin Kololli (17’).
Futbollisti që e përfaqëson Kosovën në fazën e mbrojtjes shënoi një gol shumë të bukur nga largësia.
Në pjesën e dytë, Steve Rouiller e riktheu epërsinë për vizitorët (53’), kurse Francesco Margiotta barazoi sërish për nikoqirët (82’).
Në fund, për fitoren e Luganos realizoi Davide Mariani.
Skuadra e Kolollit ka vetëm një pikë nga katër ndeshje kampionale. /Tg