-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Goditet dy herë nga rrufeja

Më të lexuarat

Nxënësi britanik Matt Wilks (19) ka përjetuar – dhe mbijetuar – dy goditje të rrufesë të enjten pasdite.

Wilks beson se atë e ka shpëtuar një kapelë-çadër që e kishte vënë mbi kokë para se të dilte jashtë nëpër mot të lig, shkruan gazeta Mirror.

Ai e kishte blerë këtë çadër – sheshir për tre funte në e-Bay dhe deshi t’ia tregonte së ëmës, kur e goditi rrufeja.

“Dola në kopsht për t’ia treguar nënës çadrën që sapo më kishte ardhur me postë kur ndodhi goditja e parë. Ndjehesha çuditshëm, sikur të më kishte goditur diçka fuqishëm në kokë”, deklaroi Wiks, i cili në atë moment ishte më i gjati në kopsht.

“Ishte mot i lig dhe me shumë elektricitet në ajër. Pak para kësaj një rrufe kaloi nëpër derën metalike të kopshtit dhe më goditi si elektro shok. Unë jam i gjatë 193 centimetra dhe isha objekti më i lartë në kopsht dhe për këtë arsye rrufeja do të më godista pavarësisht nga të gjitha. Mirëpo, mbeta gjallë falë faktit se kisha në kokë çadrën e vogël, e cila mori goditjen më të fuqishme dhe e amortizoi atë mbi kokën time”, tregoi Wilks.

Pas një kohe ai ka ndier mundim, marramendje dhe rrahje të shpejtuar të zemrës.

Në spital më tanë se jam mirë me shëndet, kurse një mjek më preferoi që të shkoj të blejë një tiketë të lojërave të fatit”, tha Matti me fat.

Edhe mini-çadra e tij pati fat dhe nuk u dogj apo shkatërrua, andaj ai tha se ka vendosur ta bartë atë çdoherë që bie shi.

Babai i tij tha se Matti ka pasur fat shumë të madh sepse rrufeja kishte goditur edhe një shtëpi në afërsi dhe e ka dëmtuar shumë kulmin e fqinjit.

Në spital deklaruan se djaloshi vërtetë është goditur nga rrufeja, por e kanë liruar menjëherë sepse nuk ka pësuar lëndime serioze. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit