16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shalqiri Shume I Mirë Për Tensionin Dhe Infarktin

Më të lexuarat

Sipas revistës amerikane Journal of Medical Association përdorimi i zvogëluar i kripës ka efekt kufizues në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe efekt minimal te personat me tension normal të gjakut.

Nga hulumtimet e fundit të bëra në SHBA u zbulua se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me përdorimin e më shumë të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, mineraleve që gjenden në fruta, perime dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë, shërben për uljen e tensionit të lartë të gjakut më tepër sesa vetëm kufizimi i përdorimit të natriumit.

Këta katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut.

Arginini është substancë e nevojshme për prodhimin e monoksidit të azotit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti.

Shkencëtarët nga USA, të universitetit në Nevada dhe Oklahoma, kanë bërë hulumtimin gjatë të cilit niveli i argininit në gjak është rritur për 22% pasi që pas tri javësh kanë pirë lëngun e shalqirit.

Shalqiri është edhe diuretic i shkëlqyer, ai stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen. Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e kuqe tërheqëse dhe është një prej antioksidansëve të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët për çdo ditë kanë pirë 1560 gr lëng të shalqirit. Vetë titulli original i këtij lëngu (watermelon) flet nga është i përbërë. Nga gjitha llojet e frutave, shalqiri ka sasinë më të madhe të përqindjes së ujit, 93% dhe vlerën e ulët energjetike, gjithsejt vetëm 20 kalori për 100 gr./sinqeriteti/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit