-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Godet Haki Abazi, UNESCO nuk erdhi për shkak se ju shpiket dhe eksportuat “terrorizmin”

Më të lexuarat

Per UNESCO +

Po me vjen keq! Aspak i befasuar.

Politika e jashtme dhe arritjet e saj jane asgje me shume se sa reflektim i politikave te mbrendshme dhe gjendjes dhe shendetit te demokracise dhe sistemit funksional. Kosova eshte e pashendetshme nga mbrenda. Hargjimi i energjise dhe resurseve per anetaresim ne UNESCO ka qene jo racional, bllafaqim ne beteje pa asnje logjike dhe tentim i hyrjes neper deriqka ( kapixhik). Kjo eshte mendesia e Hashim Thacit dhe njerezve te subordinuar nga logjika e mbrampsht dhe pa asnje analize.

Gjithcka eshte e bere dhe po behet per poena politik e jo per permbajtje dhe si veprim i kalkuluar dhe elaboruar prej pozites se nje politike te mirefillte te jashtme. Ky mesim eshte sinjal i radhes per ate sa te paverteta dhe sa te pa pergaditur jane kjo mendesi politike per t’u ballafaquar me nje gare nderkombtare. Ky eshte rezultati i dialogut te Hashim Thacit, Isa Mustafes, Edita Tahirit, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqit. Ju them “festoni” per frutin e asaj qe keni mbjellur dhe keni shpenzuar qe sa vite. Ndersa Isa duhet te analizoj se cfare ne fakt ka bere duke zgjatur jeten nje politike te mbrapsht dhe nje klani qe ka perjashtur dhe eshte fokusuar me therr pase shpine kedo qe ka rrezikuar fuqine per te kontrolluar vendin ne te gjitha format por pa demokraci. Nuk ka sukses me nje minisiter te puneve te jashtme qe me veshteresi formulon fjalite ne gjuhen Shqipe, me nje president qe mendon se rendesia e saj rritet duke folur ne media nderkombtare per eksportim te terrorizimit pa analizuar kontekstin social, ekonomik dhe politik.

Fushata per UNESCO nuk e nderron imazhin e Kosoves qe kane ndertuar institucionet dhe nentoka e Kosoves per terrorzimin per “helmimin e rezervouarit te Prishtines” per 300 luftaret ne Siri duke injoruar 100 mije te rinje qe kane ikur nga Kosova vetem per me pak se nje vit. A e bejen Kosoven terroriste 300 qe mund te kene probleme soci/ ekonomike e trauma te luftes apo kane perdorur barna qe shiten pa kontrolle ne barnatoret e Kosoves apo e bejne Kosoven Evropiane 100 mije te rinje qe po kerkojne te jene pjese e civilizimit Perendimor? Ka pyetur ndokush kete pyetje?????

A kane pyetur keta mendjeceket e naive se cfare po bejne kur kane arrestuar kater djeme ne dite ramzani nen akuzat se po helmojne ujin, ata ishin te mbathur me sandale- a ka dhene ndokush informacion cka po ndodhe me ta, a jane me te verete terroriste???; Per lajmin e e sihariqet e luftes kunder terrorizmit te proklamuar nga Thaci dhe Co shkruan New York times, the Guradian dhe te tjeret, mendoni se keshtu behet imazhi ne bote? Per kend po punoni?

A e ka analizuar qendrimin e tij Enver Hoxhaj si ishminsiter i puneve te jashtme dhe tani kryetar komisioni per politike te jashtme kur ka thene qe Kosova qendron me Izraelin dhe perkrah politikat e Izraelit ndaj Palestinezeve ne kohen e shtypjes dhe diskriminimit dhe ne momentin e deshtimit te procesit negociator te udhehqur ne skekretari i shtetit te SHBA-ve J. Kerry. Pse, ku ishte nevoja qe Enver Hoxhaj te deklarohet ne menyre eksplicite pro ose kunder Izraelit/ Palestines? Ku eshte diskutuar dhe formuluar ky qendrim insitucional, a jane analizuar konsekuencat e nje fjalimi te tille. A po mendoni qe shtetet Arabe jane po aq naiv ne politiken e jashtme sa Enver Hoxhaj, a po ndoshta mendoni diplomacia elekronike e Petrit Selimit jua mbeshtjelle koken me akull atyre.

UNESCO eshte kot ne kete moment. Mjafton te vizitoni kalane e Gjirokastres e cila eshte nen UNESCO e cila te ben te temrrohesh per gjendjen ne te cilen eshte, edhe vlerat e Beratit dhe shtepite qe po rrenohen, ndertimet e betonit ne Kalane e Ulqinit- Kjo eshte UNESCO- prit me te vajtu Stambolli. Zgjohuni per faktin qe UNESCO eshte dicka tjeter nuk eshte ajo qe duhet te jete. UNESCO gjithashtu eshte deshtimi me i madh ne rastin e Sirise ku po humben vlerat te historise njerezore ne Damask, Alepo, Homes… dhe UNESCO eshte kot fare aty. Anetaresimi ne UNESCO pa ulesen ne kombet bashkuara eshte nje fluske sapuni bilez edhe me ulesen eshte prap fluske sapuni, Agjensionet e UN ju duhet reforme e thelle, e thelle. Mbrojtja dhe prezervimi i vlerave te perbashkata historike te Kosoves dhe Ballkanit nuk jane ceshtje te antaresimit te UNESCO jane ceshtje te kultures dhe vullentit politik qe mungon qe prej se ka ardhe Hashimi me co PRONTO ne pushtet dhe injoranteve medioker te tjere ne regjion. Ky nuk eshte deshtim, deshtimet jane mbrenda vendit te perditshme ky eshte simptome e nje sistemi te semure rende qe po e vret te ardhmen dhe endrren e banoreve te Kosoves per shtet normal e funksional,per cdo dite.

http://www.mitvim.org.il/images/Kosovo_and_its_relations_with_Israel_-__February_2015.pdf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit