2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Godet Fisnik Ismaili për pseudogazetarët: Ja si ju mbyllet goja atyre!

Më të lexuarat

Me Visar Duriqin më shumë se unë s’di kush është cakërrue. E në qat kohë e pata ba me folë vetëmeveti, deri ma krejt mediumin e tij e pat shti në funksion kundër meje, edhe prapë pat pordhë në shishe prej qetij profilit tem, edhe hala andërr m’sheh. Ankth m’ka. Shkrujke statusa sahat e dakik për mu. Obsesion iu pata ba.
E pata diskreditue si gazetar, cullak e pata deshë (metaforikisht), që sot e kësaj dite hala i dhem veç emnin me ma lexue, dhjetë-fish ma shumë se që ka me i dhimbtë ky sulm që iu ba.
Respekt kam për ata që e kanë fuqinë e fjalës me e pordhë dikë në gojë kur tjetri me fjalë e sulmon, a për kishka që çkepin grushta s’kam trohë respekti. Veç një kishk e budallë sjellë grushta.
A e din pse? Se qeta kishkat janë pikërisht ata që ma së pari ia klikojnë këtij zdrali artikujt, e marrin seriozisht, e mandej edhe e faktorizojnë daha ma shumë tuj e rrehë.
Qfarë hajvani duhesh me qenë, me u çue me i sjellë dikujt për një fjalë goje? Qaq hajvan sa që me i dhanë daha më shumë hapësinë mediatike. Njajtë si atij gërrnaç nxitësit.
Po mos jau rrasni qetyne, o hajvana! Mos i merrni seriozisht nja dy vjet, hiç ma shumë, injorojini, edhe ma kurrkush as s’ka me i lexue, as thirrë në televizione. Kanë me mbetë si muta të mërrdhimë tuj shkrue për Bota Sot, të cilën kurrkush s’e lexon!
Këta sëmujë e kanë me qenë në qendër të vëmendjes! Gjithçka bajnë: shpifin, e keqpërdorin profesionin e tyne, marrin pare me shkrue artikuj favorizues e provokojnë, gjithë tuj u thirrë në AGPK, i cili e lejon gjithkë me i thanë vetes gazetar, e edhe qatyne të mirëve ua fëlliqë profesionin.

Qeshtu i mytni pseudogazetarët! A nuk e mësuet këtë fore hala, o hajvana? Këta janë shkollë e Boratit, foret e të cilit po i hani qe sa vjet. Boratin 10 vjet dojshin me e çkye aktivistat e Lëvizjes, po mutin e pat hangër, e me tre statusa tuj e livdue Albinin nisën me e dashtë, deri ia jepi LDK-ja do pare (se me Hashën o prishë) edhe ia morën prapë inat që po e shan Lëvizjen.
Njajtë lun koqe ai tjetri gazetar i rremë me besimtarë, e tjetri me mërgimtarë, e ju i faktorizoni daha ma shumë tuj ua shpërnda postimet, kishe po i shani e denonconi, e ata pikërisht qata e dojnë prej juve!
Lladika, bre. Dhuna fizike është shejë debillizmi! Arsyetohet VETËM në vetëmbrojtje, ose me e shpëtue dikë prej dhunës fizike! Për kurrgja tjetër hiç! Nëse mendon se je qimnane, ktheja fjalët turive, e edhe ma qimnane bahesh nëse s’ia rrasë, e injoron, e mbas nje kohe e sheh tuj lypë punë dikah, se si gazetar veç ju mundeni me ia pordhë profesionin, pa dhunë, e pa e faktorizue.

Inati ma i madh që tash mediat e poshtra kanë me shkrue artikuj me tituj si “Fisnik Ismaili e mbron Visar Duriqin”, se nime e urrej dhunën fizike, e ju keni me e hangër prapë foren e atyne që krejt, veç gazetarë s’janë, tuj më shajtë mue se po e mbroj.
Visar Duriqi është mut i madh, si Borati e plot do, që kam mujtë vetë me i rrehë kur më kanë provokue edhe para ftyrë, tuj ma lypë grushtin turive, por s’ka ma lezet se me i poshtnue e diskreditue me fjalë, me armën e tyne. Po kur i diskrediton dikush, ata ju lajnë do ditë me harrue, edhe nisin prapë me hangër mut, e ju prapë vazhdoni me i marrë seriozisht.
Po lehtë i hani foret, bre! Po lehtë ju ban Borati budallë, e masnej edhe këta gazetarët e rremë që, krejt për fajin tuej quhen gazetarë, se vetë i bani JU të famshëm, nji herë tuj ua ngue pordhat, masnej tuj i rrehë pse pordhën!
Hajvana bre! Veç po i çelni udhë gazetarëve të poshtër, tuj i mbytë ata pak gazetarë të mirë që kanë mbetë.

Fisnik Ismaili

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit