“Vendet që kemi përzgjedhur në përgjithësi janë trevat e prekura nga mungesa e ushqimit, thatësira dhe luftërat”, deklaroi drejtoi i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kinik.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke synon që për festën e Bajramit të Kurbanit të ndaj 60 mijë kurban në 31 vende të ndryshme në tre kontinente.
Drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kinik tha se ata sikurse çdo Bajram të Kurbanit edhe këtë vit do të bëjnë therje të kurbaneve me autorizim në emër të pronarëve sipas modelit të “Kurbanit të Gjysmëhënës së Kuqe”.
Duke e bërë të ditur se Bajrami i Kurbanit është një rast i mirë për ata, Kinik tha se “Vendet që kemi përzgjedhur në përgjithësi janë trevat e prekura nga mungesa e ushqimit, thatësira dhe luftërat. Vullnetarët tanë do të dërgojnë kurbanet nevojtarëve në këto treva”.
Kerem Kinik në mes tjerash tha se në 7 vitet e fundit janë duke i ndihmuar viktimat e luftës në Siri.
Kinik tha se numri i maunave me ndihma humanitare të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Siri doli mbi 40 mijë.