2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjysëmhëna e Kuqe turke dorëzon kontigjentin e parë me ndihma mjekësore në Gaza

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Gjysëmhëna e Kuqe e Turqisë ka doëzuar një kontingjent me ndihma mjekësore në spitalet në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesit e Gjysëmhënës së Kuqe turke, njoftuan se kontingjenti i parë është dorëzuar në spitalet e Gazës mbrëmjen e kaluar.

Bëhët fjalë për një ndihmë në vlerë 100.000 dollarë, e mbledhur nga aktivistët lokalë të kësaj organizate në Gaza dhe Kuds.

Bëhet e ditur se Gjysëmhëna e Kuqe tashmë është duke pritur lejen e autoriteteve izraelite dhe institucioneve ndërkombëtare për te sjellë edhe dy kontingjentë të tjerë me ndihma mjekësore, të cilët po presin të gatshëm në Turqi.

Kreu i organizatës, Kerem Kinik, një ditë më parë deklaroi se po përballen me proceduara dhe pengesa të shumta burokratike gjatë dërgimit të ndihmës për palestinezët e plagosur, që ndodhen nëpër spitalet në Gaza.

Gjysmëhëna e Kuqe ka përgatitur edhe ndihma humanitare në ushqim, e cila pritet t’u dorëzohet 30.000 familjeve palestineze në Gaza.

Paralelisht me këtë, ministri turk i Shëndetësisë, Ahmet Demircan, tha se parlamenti turk ka marrë një nismë për të evakuuar të plagosurit palestinezë nga Gaza, duke i sjellë në Turqi.

Në protestat e djeshme kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe 70 vjetorin e Nakbas, ranë dëshmorë 60 palestinezë, përfshirë edhe një foshnjë tetë muajshe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit