9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjykimet morale të vendeve arabe dhe myslimanëve e tregojnë një idiotësinë tonë me brirë

Më të lexuarat

Si gjithnjë në dështime një grup i madh njerëzish po fajësojnë disa vende arabe, aziatike dhe amerikanojugore për mosfutjen e Kosovës në UNESCO. Po përfshihen në këto fajësime elemente kulturore, racore apo morale në një mënyrë të shëmtuar dhe duke shmangur çdo lloj përgjegjësie tonen. Gjëja e parë që bëhet në një dështim është të shihet nga vetja sepse nqs sheh nga tjetri ti nuk ke mundësi për ndonjë përmirësim. Sa i takon këtyre gjykimeve morale dmth që “këta maskarenjtë e vendeve arabe” apo këta myslimanet e këtyre vendeve sërish jemi duke treguar një idiotësi me brirë. Ne do tu drejtohemi sërish këtyre vendeve nëse do të duam që Kosova të hyje në UNESCO dhe kështu që nuk do kemi me asnjë moral ta bëjmë këtë. PS: Ajo arsyeja qesharake se meqë votuam pro Palestinës duhet qe edhe ajo të votonte pro Kosovës është me shume se injorance (Shqipëria demokratike votoi disa herë kundër dhe njëherë pro Palestinës). Edhe Serbia ka votuar pro Palestinës madje më herët se ne. Disa zyrtare të PD po e përdorin votën e Palestinës për të sulmuar politikisht PS dhe kjo është …nuk nuk ka epitet që mund ta përshkruajë.

Fitim Zekthi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit