1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjykata Ndërkombëtare Penale heton kryeprokurorin e saj, akuzohet për abuzim seksual

Më të lexuarat

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka filluar një hetim të jashtëm, nën akuzat për sjelle të pahijshme seksuale kundër kryeprokurorit të saj, shkruan BBC.

Karim Khan se do  të angazhohet në proces dhe do të vazhdojë rolin e tij ndërsa hetimi po vazhdon. Në anën tjetër, ai i mohon akuzat, transmeton Telegrafi.

Kryeprokurori ka kërkuar hetim nga mbikëqyrësi i gjykatës, por të  hënën organi drejtuar i ICC-së tha se do të fillojë një “hetim i jashtëm”.

Njoftimi pasoi raportet e mediave lidhur me një dokument që përshkruan akuzat kundër Khan, ku në të përfshihen prekjet e padëshiruara seksuale dhe “abuzim”.

Në një deklarate, Khan tha se “ka bërë thirrje më parë për hetim lidhur me këtë çështje”.

“Mirëpres mundësinë për t’u angazhuar në këtë proces”, tha ai, duke shtuar se do të vazhdojë “të gjitha funksionet e tjera si prokuror” derisa hetimi është duke vazhduar.

Çdo çështje që lidhet me hetimin për akuzat kundër tij do të trajtohet nga zëvendësprokurorët që nuk i raportojnë atij, “në mënyrë që të sigurohen që e drejta e të gjithë personave të respektohet plotësisht”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit