3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale

Më të lexuarat

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur t’i japë të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për pagën minimale, të cilën e kontestuan deputetët e partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në vendim, Kushtetuesja nuk gjeti se ka pasur shkelje në ligjet që kanë të bëjnë me personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe tha se ligji në fjalë i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, për shpallje.

“…njëzëri, të shpallë, që në bazë të nenit 43 (afati) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Ligji nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, i dërgohet presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për pagën minimale është kundërshtuar nga opozita dhe personat që përfitojnë nga skemat pensionale për veteranët e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Kjo pasi në këtë ligj nuk parashihet që paga minimale të lidhet me pensionin e veteranëve, një praktikë që ka ekzistuar në të kaluarën.

Ligji ka kaluar në dy lexime në Kuvend, të parim më 14 qershor 2022 dhe në lexim të dytë më 13 korrik të vitit 2023.

Ligji parasheh që paga minimale të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.

Kjo pasi në këtë ligj nuk parashihet që paga minimale të lidhet me pensionin e veteranëve, një praktikë që ka ekzistuar në të kaluarën.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndonëse paga minimale parashihet të rritet në 264 euro, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro, sa është paga minimale momentalisht.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit