0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjykata Kushtetuese e shqyrton rastin e Albert Berishës

Më të lexuarat

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në lidhje me ankesën e Albert Berishës, të dënuar me 3 vjet e 6 muaj për “organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste”. Kjo Gjykatë e gjeti të pabazuar kërkesën e Albert Berishës.

“Gjykata e shpalli kërkesën e parashtruesit qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe e deklaroi të papranueshme në pajtim me rregullin 36 (1) d) dhe (2) (d) të Rregullores së punës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Berisha do të vazhdojë të vuaj dënimin me burg. Albert Berisha kishte pretenduar për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë, dhe të drejtave të tjera.

“Në kërkesën e tij para Gjykatës Kushtetuese, parashtruesi i kërkesës pretendoi se atij i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë. Parashtruesi pretendoi se e drejta e tij për të heshtur është shkelur sepse dëshmitë e tij të dhëna gjatë fazës hetimore janë përdorur kundër tij”, thuhet në vendim.

Por, Gjykata Kushtetuesi ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave të Albert Berishës.

“Gjykata vlerësoi se aktgjykimet e gjykatave e rregullta janë të arsyetuara si duhet, se deklarata e parashtruesit e dhënë në procedurën paraprake është marrë në mënyrë të ligjshme dhe është provë valide, dhe se parashtruesi i kërkesës ka përfituar nga prezenca e avokatit gjatë intervistës para zyrtarëve policor”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Albert Berisha që pasi qëndroi nëntë ditë në Siri, u kthye në Kosovë dhe themeloi një organizatë për të rehabilituar të kthyerit tjerë nga kjo luftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit