Gjyqësia italiane ka kërkuar sot dënim nji vjeçar me burg për ish kryeministrin Silvio Berlusconin për shkak të rolit e tij të dyshuar lidhur me publikimin e transkriptit të xhirimeve të fshehta të publikuara nga perandoria mediale e tij.
Gjykatësi Mauricio Romaneli ka kërkuar këtë dënim në gjykimin e Berlusconit dhe të vllaut të tij, publikuesit të listës së kanaleve televizive “Jornale”. Gjykatësit kanë kërkuar tre vite e tre muaj dënim me burg për Paulo Berlusconin.
Padia ka të bëjë me një rast të vitit 2005, kur janë publikuar transkriptet e xhirimeve të cilat kanë qenë pjesë e hetimeve për parregullsitë zyrtare, transmeton AP.
Ndërsa, avokati i Berluskonit e ka kritikuar gjykatën se me anë të këtij procesi gjyqësor po mundohet që ta pengoj ish kryeministrin italian që të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në shkurt.kohaislame