Gjykata izraelite urdhëroi mbylljen e Portës së Mëshirës në kompleksin Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.
Gjykata pranoi propozimin e Qeverisë izraelite dhe urdhëroi mbylljen e përkohshme të Portës së Mëshirës që gjendet në muret lindore të Qytetit të Vjetër.
Aktvendimi i sotëm i gjykatës izraelite në mënyrë shtesë do të forcojë tensionet që në këtë lokacion janë të pranishme që nga muaji i kaluar.
Një grup të rinjsh palestinezë më 18 shkurt hoqi zinxhirët e Portës, ndërsa policia izraelite arrestoi disa persona dhe bllokoi kompleksin.
Forcat izraelite gjatë javëve të fundit kryen një varg sulmesh ndaj palestinezëve që u mblodhën tek Porta e Mëshirës, ku disa persona u plagosën.
Palestinezët më 22 shkurt arritën të hapin Portën e Mëshirës dhe për herë të pas pas 16 vitesh falën namazin e xhumasë në këtë pjesë të kompleksit./AA