-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykata izraelite dënon 3 ushtarë për abuzim me një palestinez

Më të lexuarat

Ushtarët u dënua me burgim afatshkurtër prej 40 deri në 60 ditë për përdorim të dhunës kundër një palestinezi

Një gjykatë ushtarake izraelite ka dënuar tre ushtarë për abuzim me një palestinez, transmeton Anadolu.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se ushtarët u dënuan për abuzim, ku njëri prej tyre u dënua për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe rrezikimit të jetës së një personi tjetër.

Në deklaratë theksohet se ushtarët gjithashtu u përpoqën të pengonin hetimet për incidentin.

Tre ushtarët, së bashku me një të katërt, morën një palestinez në një vend të largët dhe e lanë atje, thuhet në deklaratë, duke theksuar se gjatë vozitjes, ushtarët kanë abuzuar me të duke ushtruar dhunë.

Dy nga ushtarët u dënuan me 60 ditë burg për abuzim me palestinezin dhe i treti u dënua me 40 ditë pas hekurave për tejkalim të kompetencave, ndërsa gjyqi i ushtarit të katërt është aktualisht në pritje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit