Një gjykatë hollandeze vendosi të hënën se një shkollë fillore në Hagë duhet të paguajë kompensim për dy nxënëse muslimane që humbën shansin për një fotografi të klasës, pasi ajo u organizua në një festë të rëndësishme islame.
Të dyja motrat nuk mundën të merrnin pjesë në fotografinë e shtatorit 2016, pasi shkolla fillore “Maria Montessori” e kishte organizuar atë në festën e Kurban Bajramit, një nga dy festimet më të rëndësishme në kalendarin islamik.
Gjykata hodhi poshtë mbrojtjen e shkollës, e cila pretendoi se dita e fotografisë përkoi rastësisht me festën, dhe se për nxënësit që nuk mund të merrnin pjesë ishte lënë një ditë tjetër.
Duke theksuar se shkolla ofronte një alternativë tjetër vetëm për fotografi individuale, dhe jo për portrete klasore, gjykata vendosi që shkolla kishte diskriminuar nxënësit duke e organizuar ngjarjen në një ditë kur studentët muslimanë lejohen ta bëjnë pushim.
Gjykata vendosi që shkolla kishte shkelur legjislacionin e barazisë dhe e urdhëroi atë të paguante kompensimin prej 500€.
Prindërit e dy nxënëseve kishin paraqitur një ankesë pas incidentit, duke sjellë një rast me vlerës 10,000€ kundër shkollës fillore. / © Gazeta Impakt