1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjykata franceze vendos në favor të gruas të cilën e kishin pushuar nga puna për shkak të shamisë

Më të lexuarat

Gjykata në Francë ka dhënë verdiktin në favor të një gruaje e cila në vitin 2008 u largua nga puna për shkak të mbajtjes së hixhabit në vendin e punës.

Sipas gazetës Le Parisien, Gjykata e Apelit e Versajës dha vendimin në rastin që vazhdon prej mbi dhjetë vitesh për Asma Bounaouil, e cila u largua nga firma Micropole në të cilën punonte.

Gjykata e ka cilësuar si të padrejtë largimin e saj nga puna dhe ka vendosur që firma Micropole t’i paguajë asaj 23 mijë euro dëmshpërblim.

Asma Bounaouil, e pranuar në punë si inxhiniere e dizajnit, u largua për shkakt të mbajtjes së shamisë në vendin e punës, me ç’rast ajo kishte hapur padi ndaj kompanisë.

Gjykata franceze kishte kërkuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë të japë opinionin zyrtar në lidhje me temën, duke u bazuar në precedentët ligjorë të Bashkimit Evropian.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë në mars të vitit 2017 vendosi që “ndalimi i simboleve politike, filozofike ose fetare nga ana e punëdhënësit, në bazë të rregullave të punës, nuk paraqet diskriminim”/AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit