Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka vendosur në favor të Samantha Elauf-it, një myslimaneje amerikane që mban hixhab dhe së cilës iu mohua një punë te Abercrombie & Fitch-i kur ishte 17 vjeç.
Elauf pretendonte se kompania nuk i dha punë sepse identiteti i saj fetar shkel “politikën e pamjes” së Abercrombiet.
Gjatë argumentimeve me gojë, gjykatësja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor, vuri në dukje se çështja është ndryshe prej shumicës së rasteve të diskriminimit të punësimit, ngaqë përgjegjësi i marrjes në punë në Abercrombie e ka pranuar hapur uljen e pikëve të Elauf-it pasi mësoi nga një drejtues tjetër se hixhabi cenonte politikën e kompanisë. Gjykata vendosi 8-1 në favor të Elauf-it.
Rasti i Elaufit ilustron një numër problemesh të rëndësishme në Amerikën moderne, duke shërbyer si një çështje referuese për diskriminimin në vendin e punës dhe për lirinë fetare. /Te Sheshi/