4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjykata e BE-së anulon gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google

Më të lexuarat

Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigantit teknologjik amerikan, Google, për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online.

“Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin e Komisionit [Evropian] në tërësinë e tij”, tha gjykata me seli në Luksemburg, nëpërmjet një komunikate, duke shtuar se “institucioni kreu gabime gjatë shqyrtimeve”.

Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata.

Komisioni Evropian, rregullator me ndikim i konkurrencës në BE, tha se “do të studiojë me kujdes gjykimin dhe do të reflektojë për hapat e mundshëm të radhës” – që mund të përfshijnë edhe apelin.

Gjykimi do të lehtësojë Google, pasi gjykata më e lartë e BE-së javën e kaluar konfirmoi një gjobë të vënë ndaj kompanisë më 2017, me vlerë prej 2.42 miliardë eurosh, për abuzim të dominimit përmes favorizimit të shërbimit të saj për krahasimin e ofertave.

Si pjesë e një nisme të madhe për të luftuar abuzimet e gjigantëve të teknologjisë, BE-ja ndëshkoi Google me gjoba që kapin vlerën e përgjithshme të 8.2 miliardë eurove, ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, për shkak të shkeljeve të ligjeve të konkurrencës.

Gjoba prej 1.49 miliard eurosh është e treta nga këto ndëshkime, e fokusuar ndaj shërbimit AdSense të Google.

Por, betejat e gjata ligjore ndërmjet Google dhe BE-së nuk përfundojë këtu.

Google është duke sfiduar edhe një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh që Brukseli ia ka shqiptuar për shkak të vënies së kufizimeve në telefonat me sistemin Android, për të favorizuar biznesin e saj të kërkimeve në internet.

Gjoba e 2018-tës mbetet më e larta e shqiptuar ndonjëherë nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës.

/REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit