Protesta unike e mbajtur para pak ditësh në Shkup, ku qytetarë të shumtë vendosën para godinës së qeverisë maqedonase këpucët e të afërmve të detyruar të emigrojnë si pasojë e keqqeverisjes, duket se ka frymëzuar edhe në Tiranë.
Më 2 Mars, në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet e njëjta protestë edhe në kryeqytetin shqiptar e që është titulluar “Gjurmët që lë pas
Jelekverdhët tundin sërish Francën me protestë të dhunshme, nuk reagojnë ambasadorët …
“Duke përqafuar lëvizjen qytetare të Maqedonisë, ne, të rinjtë e vendit tonë, ftojmë çdo shqiptar të prekur nga plaga e emigrimit të bashkohen në këtë protestë simbolike. Gjurma e një të riu që lë vendin e vet, për një jetë më të mirë, është një boshllëk i pashlyeshëm. Bashkohemi, për çdo shqiptar që nuk mundi të flas i lirë, gjuhën e nënës. Bashkohemi, për t’ju treguar se gjurmët e tyre, nuk harrohen. Gjurmët e tyre, janë përpjekjet për liri dhe dinjitet. Aktiviteti konsiston në vendosjen e një palë këpucë, si simbol për cdo të afërm që është larguar nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë 2018 kanë udhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas. Pra, mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.
Shifrat e larta të braktisjes së vendit kanë sjellë ulje të lindshmërisë dhe për rrjedhojë plakje të popullsisë në vend./syri