-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjuriq: Shqiptarët nuk mund të bëjnë asgjë pa biseduar me Serbinë

Më të lexuarat

Aspiratat shqiptare janë mjaft të qarta për ne, por edhe ata duhet ta kenë të qartë se nuk mund të bëjnë asgjë pa pasur bisedime me Serbinë, përveç se t’i “shesin mjegull” popullit të tyre, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Për Serbinë, thotë ai, nuk është befasi kur dikush nga Prishtina nuk pajtohet me marrëveshjen, por kjo tregon se një pjesë e tyre është e papërgatitur dhe kjo pjesë nuk e respekton atë që është diskutuar.

Sipas tij, është e rëndësishme që të gjendet një lloj marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për shkak të së ardhmes së të gjithë atyre që jetojnë në këtë rajon. Megjithatë, ai mendon se kjo nuk do të jetë e lehtë, sidomos duke mbajtur parasysh deklaratat, të cilat sipas tij janë mjaft jorealiste.

“Interesi ynë është se pavarësisht nga retorika ne do të shkojmë përmes bisedimeve që të gjejmë një zgjidhje. Gjithashtu edhe bashkësia ndërkombëtare po lufton me ne, por përsëri kjo është një detyrë shumë e vështirë”, tha Gjuriq, për TV Pink, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se Prishtina beson se tani është koha më e përshtatshme që të ketë politikanë në pushtet si Sasha Jankoviq, i cili ofron dy karrige në OKB.

“Jankoviq, Jeremiq dhe Gjilas do të përshtaten, sepse dihet e kaluara e tyre. Ky është ideali i tyre, e jo të kontribuojnë në mirëqenien e Serbisë”, tha ai.

Dje, Gjuriq ka deklaruar se shefi i delegacionit të Prishtinës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, mund të flasë vetëm për trashëgimin e tij duke thënë se ai nuk është kompetent, sidomos sa i përket territorit. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit