3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Gjukanoviq: Serbia po armatoset nga vendet që janë armiq të hapur të NATO-s

Më të lexuarat

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjulanoviq ka komentuar armatimin e fundit të Serbisë nga Kina.

Ai ka thënë se armatosja po bëhet nga vendet që paraqitën armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veri-Atlantike.

“Rrezik i madh është armatosja e Ballkanit. Në përgjithësi kjo na shqetëson. Në këtë rast është tendenca e armatimit të vazhdueshëm të Serbisë nga vendet që shfaqen hapur si armiq të Evropës dhe NATO-s”, ka thënë Gjukanoviq gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai ka kujtuar tentim pucin në Malin e Zi gjatë 2016-së.

“Kishim vitin 2016, një tentim për grusht shtet, si përpjekje për të ndaluar Malin e Zi të anëtarësohet në NATO”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit