0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Gjuha kërcënuese e SHBA-së është mosrespekt i marrëdhënieve”

Më të lexuarat

“Vendimi dhe deklaratat e SHBA-së do të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme partneritetin strategjik mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë

 

ANKARA (AA) – Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë (MGK) e kritikoi gjuhën kërcënuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të gjykimit të pastorit amerikan Andrew Brunson i cili u ndalua nga autoritetet turke për lidhje me organizatat terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar pas takimit të parë të këshillit nën sistemin e ri presidencial të Turqisë, thuhet se gjuha kërcënuese SHBA-së është mosrespekt i marrëdhënieve midis du vendeve dhe e papranueshme.

Takmi i sotëm i MGK-së u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe u kryesua nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“U theksua se vendimi dhe deklaratat e SHBA-së që janë në kundërshtim me kushtet e marrëveshjeve ndërkomëtare dhe projekteve të industrisë së mbrojtjes përgjegjësitë e të cilave vendi ynë i ka plotësuar, do të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe lidhjet e besueshmërisë”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu theksohet se Turqia do të vazhdojë luftën me të njëjtën vendosmëri kundër organizatave terroriste FETO, PKK/PYD-YPG dhe DEASH.

Ndryshe, marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan pasi SHBA u kërcënua se do të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkak të pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili u arrestua në provincën e Izmirit në dhjetor të vitit 2016 për lidhje me organizatat terroriste.

Prokurorët turq kanë kërkuar 15 vjet burg për Brunsonin për kryerjen e krimeve në emër të grupeve terroriste pa qenë anëtar, si dhe deri në 20 vjet për spiunazh politik apo ushtarak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit