0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjuha e një rusi të Bosnjes: Unë, kundër “egërsirave muslimane”

Më të lexuarat

Igor Girkin, i njohur me emrin e luftës “Strelkov”, një ish-udhëheqës i separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, një burrë i vlerësuar me një medalje ari nga Putin në 2014 për rolin e tij në pushtimin e Krimesë, deklaroi atë që e quajti dështim të ushtrisë ruse, duke thënë se ajo nuk ka arritur asnjë qëllim strategjik në luftën në Ukrainë deri më tani.

“Kanë kaluar 29 ditë operacione speciale, asnjë sukses strategjik nuk është arritur në asnjë drejtim,” tha një Girkin i zhgënjyer, duke shtuar se ukrainasit u lejuan të mobilizoheshin dhe të nisnin një kundërofensivë.

Ai gjithashtu shtoi se përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Igor Konashenkov, nuk i përmendi informacionet që ai ka paraqitur në raportet e tij.

Por tej kësaj, kush është Igor Girkin – “Strelkov”?

Strelkov ka marrë pjesë në luftën e Bosnjës, së bashku me rreth 700 vullnetarë rusë, sigurisht krah serbëve.

Madje në vitin 2014, nga mediat serbe u cilësua si një “Rambo rus”, me moticavionin si “një komandant i patrembur dhe gjakftohtë, i cili përvojat e para të luftës i ka fituar si vullnetar në Bosnje”.

Ai ishte në Bosnje nga nëntori 1992 deri në mars 1993 në Detashmentin e Dytë Vullnetar Rus.

Igori botoi kujtimet e tij nga Bosnja për herë të parë në të përjavshmen e djathtë të Moskës “Zavtra” më 6 janar 1998. Në redaksinë e gazetës ai takoi Aleksandër Borodajn, më vonë kryeministër i të ashtuquajturës republikë e të vetëshpallur e Donjeckut.

Në tekstet e tij, Strelkov përshkruan detajet e neveritshme të luftës, duke theksuar se ai erdhi për të luftuar kundër “egërsirave muslimane” sepse ndjehej i detyruar të ishte në anën e “ortodoksëve të tij”.

Publicisti Aziz Tafro, autor i librit “Mercenarët rusë dhe grekë në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka konfirmuar më parë se Igor Girgkin, sipas informacioneve që disponon, ka marrë pjesë vërtet në agresionin ndaj Bosnje.

Përkatësisht, në shkrimin e librit, Tafro ka përdorur dokumente që i ka marrë nga Moska nga parti të ndryshme politike dhe Ministria e Drejtësisë e Federatës Ruse, si dhe dokumente nga Tribunali i Hagës.

“Igor Girkin Strelkov, një terrorist i njohur ndërkombëtar, erdhi në Vishegrad në tetor dhe nëntor 1992, ku luftoi si pjesëtar i gjysmëskuadronit të parë kozak. Në atë kohë, kishte dy njësi në Vishegrad: Detashmenti i Dytë Vullnetar Rus dhe Gjysma e Skuadronit të Parë Kozak. Pas humbjeve dhe vrasjes së komandantit të tyre, Aleksandër Zagrabov, ato njësi u bashkuan me Detashmentin e Dytë Vullnetar të Bashkuar Rus. Ata u ricaktuan dhe luftuan në zonën e Praçës. “Pas vdekjes së komandantit të tyre, ata po luftojnë në zonën e Sarajevës,” shkroi Tafro. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit