3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjuajta se më vdiq nëna pa nevojë, për shkak të mjekëve të cilët e lanë të vdes ?!

Më të lexuarat

Policia ka arrestuar 3 personat të cilët kishin shkaktuar  incidentin e rëndë në Spitalin shtetëror në Shkup.

Ku njëri prej tyre i revoltuar se i ka vdekur nëna e tij për shkak të pakujdesisë mjekësore, nxjer revolen dhe gjuan hirurgun Lubomir Ognjenoviç.

Ngjarja ka ndadhur në katin e 3-të të Spitalit Shtetëror në repartin e abdomenit në dhomën e mjekut kujdestar. Herët në mëngjës familjarët kanë kërkuar sqarime nga kirurgu, por ky i fundit i ka injoruar ata, dhe në këtë situate dramatike një familjar nxjerr revolën dhe shkrep 3-4 plumba në këmbën e kirurgut maqedonas.

Jozyrtarisht mësohet se familjarët kanë qenë të provokuar tej mase nga sjellja e kirurgut i cili  është shprehur me gjakëftohësi se ka vdekur pacientja pa mos dhënë detale.

Kirurgu Ognjenovi është jashtë rrezikut të jetës dhe i është nështruar një operacioni të vogël në këmbë.

Ndryshe, Zhurnal mëson jozyrtarisht  nga burime policore se njëri nga autorët e incidentit ka deklaruar se ka shtënë me revole  në drejtim të kirurgut  për shkak të  moskujdesit të mjekëve. “Gjuajta se më vdiq nëna pa nevojë, për shkak të mjekëve të cilët e lanë të vdes”, thotë burimi për Zhurnal.

Jozyrtarisht  gruaja është operuar disa herë pa sukses nga mjekët në Spitalin Shtetëror të cilët i kanë shkaktuar edhe komplikime me vdekje.

Mësohet se incidentin e kanë shkaktuar tre shqiptarë nga Maqedonia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit