5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

GjPN-ja: Urdhërarrest me ‘urgjencë’ për Netanyahun, Gallant, Sinwar

Më të lexuarat

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare tërhoqi po ashtu urdhërin për të kërkuar Ismail Haniyeh të Hamasit pas vrasjes së tij në Teheran në korrik.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) i ka kërkuar Dhomës së Procedurës Paraprake të gjykatës që të lëshojë urdhërarrest “me urgjencë maksimale” për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe udhëheqësit e Hamasit, Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif.

Urdhërarrestet janë “të nevojshme për të siguruar që ato të mos pengojnë ose rrezikojnë hetimin ose procedurat gjyqësore, të parandalojnë kryerjen e vazhdueshme të krimeve të pretenduara dhe/ose kryerjen e krimeve të tjera të Statutit të Romës”, shkroi Prokurori Karim Khan të hënën.

Në maj, Khan njoftoi se gjykata po kërkonte urdhra arresti për Netanyahun dhe Gallant me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës.

Ai gjithashtu ka kërkuar urdhër për tre liderë të Hamasit: Sinwar, Deif dhe Ismail Haniyeh, i cili u vra në korrik gjatë vizitës në Iran.

Në paraqitjen e tij të re, Khan tërhoqi kërkesën për një urdhër që kërkonte të ndjerin Haniyeh.

Megjithatë, ai nuk e tërhoqi kërkesën e tij për një urdhër-arresti për Deif, një udhëheqës i Hamasit që Izraeli pretendonte ta kishte vrarë në korrik.

Khan tha se prokuroria është ende duke mbledhur informacion mbi “vdekjen e raportuar” të Deif dhe do të tërheqë kërkesën e saj “nëse informacione të mjaftueshme dhe të besueshme konfirmojnë vdekjen e tij”.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit