4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjobiten prindërit gjermanë, nuk lejuan fëmijët e tyre të vizitojnë xhaminë

Më të lexuarat

Ata nuk dëshironin që me klasën e tyre të vizitojnë xhaminë: vetëm se tani prndërit e tyre janë gjobitur me 50 euro – për shkak të refuzimit të detyrave shkollore.

Bëhet fjalë për gjimnazin Kronwerk të Rendsburg, ku nxënësit e klasës së 13 duheshin të vizitojnë një xhami në bazë të planprogramit shkollor. Prindërit e tyre e panë rastin si indoktrinues për fëmijët e tyre dhe refuzuan kërkesën.

Rasti është i vjetër rreth dyvjeçar, ndërsa së fundi ka ardhur vendimi nga Gjykata e Meldorf: prindërit duhet të paguajnë gjobë 50 eurëshe, pasi ndaluan vizitën e xhamisë gjatë orës së mësimit për fëmijët e tyre, shkruan “Der Spiegel”, përcjell albinfo.ch.

Aty nuk është fjala për indoktrinim, por thjesht për njohje të elementëve bazë të Islamit, në bazë të lëndës së njohjes së religjioneve.

Vendimi gjyqësor nuk është i plotëfuqishëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit