-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjithnjë e më e vështirë të jetosh si musliman në Europë

Më të lexuarat

Treguesit shqetësues prej një hulumtimi nga vetë BE

Muslimanët në të gjithë Evropën po përballen me një rritje shqetësuese të racizmit të nxitur pjesërisht nga “retorika dehumanizuese anti-myslimane”, sipas agjencisë kryesore të BE-së për të drejtat e njeriut.

Këtë e tregoi një sondazh në të cilin pothuajse gjysma e të anketuarve myslimanë deklaruan se kishin përjetuar diskriminim. Hulumtimi, i publikuar nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA), u krye në mesin e 9600 muslimanëve në 13 shtete anëtare dhe tregoi se racizmi dhe diskriminimi përshkojnë shumicën e aspekteve të jetës së tyre.

Ata raportuan se fëmijët e tyre ngacmoheshin në shkollë, pabarazi në aksesin në mundësitë e punësimit dhe paragjykime kur bëhej fjalë për marrjen me qira ose blerjen e shtëpive.

Megjithëse sondazhi u përfundua përpara sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, i cili çoi në reprezalje të ashpra në Gaza, agjencia me bazë në Vjenë tha se informacionet nga organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet kombëtare sugjeronin se numri i incidenteve anti-muslimane kishte vazhduar në rritje që nga shpërthimi i konfliktit. “Ne jemi dëshmitarë të një rritje shqetësuese të racizmit dhe diskriminimit ndaj muslimanëve në Evropë”, tha drejtoresha e agjencisë Sirpa Rautio.

“Kjo është nxitur nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe është përkeqësuar nga retorika dehumanizuese anti-myslimane që shohim në të gjithë kontinentin.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit