3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet në SHBA për Kongres dhe Senat

Më të lexuarat

Vendvotimet e para tashmë janë mbyllur në SHBA në zgjedhjet për Senat dhe Kongres, ndërsa zyrtarët nga dy të partitë – republikanët dhe demokratët këto zgjedhje po i konsiderojnë si “më të rëndësishme në jetën e amerikanëve”.

Shumica e vendvotimeve në Indiana dhe Kentucky janë mbyllur në orën 6, ndërsa votimi do të vazhdojë edhe për 7 orë tjerë në disa pjesë tjera të SHBA-ve, kurse rezultatet përfundimtare mund të marrin edhe disa ditë derisa të kumtohen për shkak të garës së ngushtë në disa shtete.

Zgjedhjet afatmesme të së martës janë njëfarë lloj referendumi për punën dyvjeçare të presidentit Donald Trump, si dhe do të tregojnë nëse do të ketë ndihmën e Kongresit për vitet tjera që i kanë mbetur në Shtëpinë e Bardhë.

Në një Exit Poll të publikuar nga ABC News, Trump ka fituar 44 për qind të përkrahjes së qytetarëve për punën e tij si president i SHBA-ve. Derisa pjesa tjetër mendon ndryshe.  Shumë votues kanë pranuar se kanë dalë për të votuar pasi preferojnë t’i shohin demokratët duke marrë kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve.

Gallup ka realizuar një sondazh që tregon se qytetarët amerikanë të moshës 44 deri në 50 vjet, besojnë se republikanët do të ruajnë kontrollin në dy Dhomat e Kongresit.

Në garë për guvernator të Georgia janë Stacey Abrams nga radhët e demokratëve kundër republikanit Brian Kemp. Garë e ngjashme është duke u zhvilluar për Senat, ku republikani Ted Cruz nga Teksasi garon kundër demokratit Beto O’Rourke

Kurse banorët e New York-ut, kanë dërguar 29-vjeqarin Alexandria Ocasio-Cortez, social-demokratin në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, ku demokratët nuk qëndrojnë keq. Republikanët synojnë të ruajnë shumicën në të dy Dhomat e Përfaqësuesve. Demokratët janë duke u munduar ta rimarrin atë që ata e quajnë “vala e kaltër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit