Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, pasi po kërkojnë përforcimin e krahëve të mbrojtjes.
23-vjeçari është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A këtë sezon, derisa Jose Mourinho raportohet se e ka monitoruar për një kohë të gjatë mbrojtësin shqiptar.
Goal raporton se Unitedit do t’i duhet të shpenzojë 50 milionë euro për Hysajn, aq sa është klauzola e tij në kontratën me Napolin.