Kancelari Scholz mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Macky Sall në Senegal, i cili është ndalesa e parë e turneut të tij në Afrikë
Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se duan të bashkëpunojnë me Senegalin në fushën e energjisë së rinovueshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kancelari Scholz mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin Macky Sall në Senegal, i cili është ndalesa e parë e turneut të tij në Afrikë.
Duke thënë se Gjermania është e interesuar për projektet e Senegalit për energjinë e rinovueshme, Scholz tha se të dy vendet kanë interesa të përbashkëta në këtë drejtim.
Scholz theksoi se si Gjermani, ata do të bëjnë çmos për të rifilluar eksportet e grurit nga Ukraina në Afrikë.
Presidenti senegalez Sall u shpreh gjithashtu se Senegali është i gatshëm të punojë për furnizimin me LNG në tregun evropian.
Duke theksuar se prodhimi i LNG-së në Senegal do të arrijë në 2,5 milionë tonë vitin e ardhshëm dhe 10 milionë tonë deri në vitin 2030, Sall tha se ata janë të gatshëm të punojnë me Gjermaninë edhe në këtë pikë.
Sall vlerësoi aktivitetet e kompanive gjermane në vendin e tij dhe deklaroi se dera e Senegalit është e hapur për të gjithë.
Sall, i cili është edhe president i radhës i Bashkimit Afrikan, nënvizoi se janë të vendosur edhe në luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se Gjermania dhe Senegali duan paqe dhe stabilitet në rajonin e tyre.
Ndërkaq, në cilësinë e kryetarit të Bashkimit Afrikan, Sall kancelarin gjerman e ka njoftuar rreth ndikimit të luftës Ukrainë-Rusi në Afrikë.