1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Gjermania shqyrton propozimin për një korridor humanitar në Halep

Më të lexuarat

Në deklaratat që bëri për gazetën “Welt am Sonntag”, Steinmeier e kritikoi ashpër regjimin e Esadit për përdorimin e gazit të klorit kundër popullit të vet dhe kërkoi krijimin e një korridori ajror për të siguruar dërgimin e ndihmave humanitare për personat që kanë nevoja urgjente në Halep.

Për sa i takon çështjes së ndihmave humanitare Gjermania është në kontakt me Kombet e Bashkuara (OKB), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusinë, sqaroi Steinmeier, ndërsa shtoi se janë duke vlerësuar opsionin e dërgimit të ndihmave urgjente humanitare në Halep nën kontrollin e OKB-së.

Steinmeier u shpreh se të hënën çështjen do ta bisedojë me homologun rus.

Shefi i diplomacisë gjermane rikujtoi marrëveshjen e arritur më herët për dërgimin e ndihmave nga ajri në rast të refuzimit në mënyrë sistematike më herët nga grupi i kontaktit të Sirisë në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare.

“Për momentin nevojat e njerëzve në qytetin Deyr’uz Zur mund të përballohen me ndihmat nga ajri. Në qoftë se nuk furnizohen me ndihma të mjaftueshme humanitare edhe dy pjesët e tjera të Halepit, atëherë duhet analizuar mundësia për dërgimin e ndihmave humanitare nga ajri, kryesisht ilaçet dhe materialet mjekësore”, – nënvizoi Steinmier.

“Njerëzit në Halep përveç përballjes me bombardime po shtyhen për ditë e më shumë drejt një fatkeqësie, sidomos në përballimin e nevojave për ushqim, ujë të pijshëm dhe ilaçe”, theksoi shefi i diplomacisë gjermane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit