3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Gjermania shpreh shqetësim për ndërhyrjet ruse dhe iraniane në Siri

Më të lexuarat

“Ne e shohim me shqetësim të madh ndërhyrjen e shteteve të huaja, si sulmet ajrore të Rusisë. Raportet për përforcimin e regjimit nga milicitë të afërta me Iranin janë gjithashtu thellësisht shqetësuese”, tha zëdhënësi i MPJ-së gjermane.

Gjermania shprehu shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë dhe Iranit në Siri, duke u kërkuar të gjitha palëve në konflikt të mbrojnë civilët dhe të avancojnë procesin për një zgjidhje politike.

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Sebastian Fischer, kritikoi aktivitetet e milicive të mbështetura nga Irani në Siri dhe sulmet ajrore të Rusisë, që synojnë forcat kundër regjimit.

“Ne e shohim me shqetësim të madh ndërhyrjen e shteteve të huaja, si sulmet ajrore të Rusisë. Raportet për përforcimin e regjimit nga milicitë të afërta me Iranin janë gjithashtu thellësisht shqetësuese”, tha Fischer, duke iu referuar dy mbështetësve kryesorë të regjimit të Asadit.

Gjermania po monitoron nga afër situatën në koordinim me aleatët e saj, teksa ministrja e Jashtme Annalena Baerbock është duke u angazhuar në diskutime me homologë të ndryshëm, përfshirë ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, për t’i trajtuar zhvillimet në vazhdim.

“Türkiye sigurisht që ka një rol qendror për të luajtur në trajtimin e krizës aktuale, së pari sepse ka një kufi të përbashkët me Sirinë dhe së dyti sepse ka rreth 4 milionë refugjatë sirianë në Türkiye”, tha ai.

Fischer theksoi mbështetjen e Gjermanisë për një rezolutë politike të bazuar në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa përmendi edhe shqetësimet për lëvizjet e reja të mundshme të refugjatëve për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.

“Është thelbësore që civilët dhe infrastruktura civile të mbrohen dhe të mos ketë zhvendosje të mëtejshme”, tha ai, duke shtuar se “qasja në ndihma humanitare nuk duhet të ndërpritet dhe siguria e punonjësve të ndihmës humanitare duhet të garantohet”.

Zëdhënësi ripohoi kundërshtimin e vendosur të Gjermanisë ndaj regjimit të Asadit, duke theksuar krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi.

“Asad, natyrisht, udhëheq një regjim që nuk është ndalur para asgjëje në të kaluarën, e gjithashtu ka përdorur armë kimike kundër popullsisë së tij. Ne dyshojmë se ai posedon ende armë kimike. Ai është vrasës masiv i pamëshirshëm”, tha Fischer.

Fraksionet e opozitës siriane kanë luftuar forcat e regjimit në disa rajone që nga 27 nëntori. Forcat kundër regjimit kanë marrë kontrollin e provincës Idlib në veri dhe pjesën më të madhe të provincës së Halepit, ndërsa dje dhe sot kanë kapur Hamën në Sirinë qendrore pas përleshjeve të shumta për ditë të tëra.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit