-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjermania rrit eksportet ushtarake në Izrael

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se në tre muajt e fundit qeveria ka miratuar 94 milionë euro pajisje ushtarake dhe armë për Izraelin.

Shifrat zyrtare të autoriteteve gjermane kanë treguar se vendi ka filluar të zgjerojë eksportet e saj ushtarake në Izrael, pavarësisht shenjave alarmante të gjenocidit në Rripin e Gazës.

Konfirmimi i shifrave është bërë nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ku raporton se vetëm në tre muajt e fundit qeveria ka miratuar 94 milionë euro pajisje ushtarake dhe armë për Izraelin.

Shifrat u publikuan në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga partia opozitare e krahut të majtë e Aleancës Sahra Wagenknecht (BSW).

Vëllimi i eksporteve ushtarake të raportuara nga Ministria e Punëve të Jashtme ishte dy herë më i madh se 45,7 euro, që Ministria e Çështjeve Ekonomike raportoi në komisionin ekonomik të parlamentit gjerman javën e kaluar.

Qeveria gjermane rifilloi shitjen e saj të pajisjeve ushtarake dhe armëve të luftës në Izrael, pasi mori garanci me shkrim nga Tel Avivi se do të pajtohet me ligjin ndërkombëtar kur përdor armët e prodhimit gjerman.

Berlini thuhet se në muajin mars ndërpreu furnizimin me armë për Izraelin, pasi Nikaragua ngriti një çështje kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), duke e akuzuar Berlinin për ndihmë në “gjenocidin” në Gaza.

Gjermania prej kohësh ka qenë aleat kyç i Izraelit, me kancelarin Olaf Scholz që shpesh thekson përgjegjësinë e veçantë të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit për shkak të së kaluarës naziste të vendit.

Megjithatë, kritikët argumentojnë se mbështetja e palëkundur e Gjermanisë për qeverinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, po dëmton besueshmërinë e saj ndërkombëtare dhe po izolon më tej Berlinin në skenën globale.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit