Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle hodhi poshtë idenë për livrimin e armëve për opozitarët sirianë, që tentojnë të rrëzojnë regjimin e presidentit të Beshar Esad, në një intervistë për të përditshmen gjermane ”Tagesspiegel”.
“Livrimi i armëve rrezikon gjithmonë të shkaktojë një garë në armatim dhe të provokojë një shkarje drejt një lufte nga prokurimi, që mund të tronditë gjithë rajonin”, deklaroi ministri për gazetën berlineze.
Ministrat evropianë të Punëve të Jashtme vendosën një embargo për armët me destinacion Sirinë që lejon vetëm livrimin e pajisjeve mbrojtëse dhe çarmatimin e opozitës”, theksoi Westerwelle.