15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Egjipt – Gjykata e Lartë administrative ka anuluar kodin zgjedhor të Mursiut

Më të lexuarat

Gjykata e Lartë Administrative Egjiptiane, ka anuluar vendimin në lidhje me zgjedhjet të Presidentit Muhammed Mursi.

Kurse Mursi ka deklaruar se ai do të aplikojë në gjykatën e apelit.

Presidenti Muhammed Mursi, kishte deklaruar se zgjedhjet parlamentare do të bëheshin në 22 prill.

Gjykata e Lartë Administrative ligjin zgjedhor e ka dërguar në Gjykatën e Kushtetutës për t’u shqyrtuar nëse i përshtatet kushtetutës.

Ndëra Mursi ka bërë deklaratën se ai do të aplikojë në gjykatën e apelit për anulimin e bërë nga Gjykata e Lartë Administrative.

Tashmë procesi i kodit zgjedhor do të marrë një formë të re në Gjykatën e Kushtetutës Gjykata Kushtetuese e cila do të vlerësojë vërejtjet që do të bëhen dhe do të vendos për datën përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Mendohet se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese tensionimi në Egjipt do të përshkallëzohet edhe më tej.

Kurse Fronti Opozitar i Çlirimit Kombëtar i cili më parë kishte deklaruar se do t’i bojkotonte zgjedhjet, duke publikuar një komunikatë kishte theksuar se nuk ekziston asnjë garanci që zgjedhjet do të bëhen të lira dhe të drejta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit