0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjermania me standarde të dyfishta

Më të lexuarat

Gjermania e cila nga njëra anë pengon zyrtarët e Turqisë të zhvillojnë takime elektorale, nga ana tjetër nuk kundërshton tubimet e PKK-së, tregon frymën e standardeve të dyfishta të këtij vendi

FRANKFURT (AA) – Edhe pse e ndaluar në Gjermani, përkrahësit e organizatës terroriste PKK në Gjermani, kanë organizuar një marshim në Frankfurt, ku në duar mbanin posterat e kryeterroristit, Abdullah Öcalan, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Frankfurtit deklaroi se për ditën e sotme është marrë leje për organizimin e dy marshimeve, me qëllim festimin e festës së Nevruzit.

Në deklaratë është thënë se protestuesit kanë paraqitur si temë kryesore për këto marshime, “Liri për Öcalanin” dhe “Liri për Kurdistanin”.

Gjermania e cila nga njëra anë pengon zyrtarët e Turqisë të zhvillojnë takime elektorale, nga ana tjetër nuk kundërshton tubimet e PKK-së, tregon frymën e standardeve të dyfishta të këtij vendi.

Përkrahës të ndryshëm të organizatës terroriste PKK të cilët u mblodhën në qendër të qytetit, kanë zhvilluar një marshim nën shoqërimin e forcave policore.

Ata mbanin në duar copa lecke me simbolet e organizatës terroriste dhe fotografitë e kryeterroristit, Abdullah Öcalan. Ndërsa herë pas here hodhën slogane kundër Turqisë.

Sipas deklaratave të policisë në këtë tubim morën pjesë 9 mijë persona, ndërsa disa rrugë u mbyllën për arsye sigurie.

Nga ana tjetër qeveria gjermane ka zgjeruar masat parandaluese kundër PKK-së, masa këto që janë vendosur në vitin 1993.

Sipas këtyre masave simbolet e PKK-së dhe posterat e kryeterroristit Abdullah Öcalan nuk do të përdoreshin në ambiente publike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, tha javën e kaluar se vendimi në fjalë i është dërguar më 2 mars të gjitha qeverive rajonale.

Ndërsa Kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë Parlamentit të Turqisë, Mustafa Yeneroğlu, në lidhje me këtë vendim është shprehur: ”Do të shohim se si do të jenë hapat konkretë. Aktualisht kemi një vendim që në vitin 1993. Të rimerret një vendim për diçka që ekziston duket si një vendim tragjikomik”.

Nga ana tjetër Gjermania e cila lejon tubime të tilla edhe pse janë të ndaluara sipas ligjeve të vendit, që prej 3 ditësh ka anuluar takime të ndryshme të zyrtarëve të Turqisë në vende të ndryshme të Gjermanisë, si zëvendëskryetarin e AK Partisë, Mehdi Aker në Hannover, takimin e deputetes së AK Partisë në Balıkesir, Sema Kırcı, takimin e deputetes së AK Partisë së Trabzonit, Ayşe Sula Köseoğlu në Bad Bad Wimpfen, etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit