Nga Lindja e Mesme në drejtim të Turqisë, e pastaj nëpër ujërat e trazuara deri në Greqi, prej atje në këmbë nëpër Maqedoni, Serbi, Hungari ose Kroaci, pastaj në Slloveni për të ardhur deri te vendi i dëshiruar Austri dhe Gjermani. Kjo rrugë me të vërtet është e rëndë që të kalohet me veturë e të mos flasim në këmbë, ndonjëherë në gjysmë të rrugës edhe këmbëzbathur
“Gjermania, Gjermania” përgjigja e refugjatëve për destinacionin e tyre
Më të lexuarat
Për plotësimin e kësaj fotografie para syve të opinionit, për t`i kuptuar këto vështirësi dhe për të mos parë ndaj refugjatëve si kërcënim, unë edhe kolegët e mi kemi shkruar dhe incizuar shpesh herë për to.
Nga zyra e UNHCR jemi drejtuar drejt qendrës pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli.
Përderisa kemi udhëtuar, përfaqësuesja e UNHCR fliste për atë që e shihte në terren, për kushtet e përmirësuara nga fillimi i kësaj krize globale të cilën e përfshiu edhe Maqedoninë, dhe vetvetiu lindën edhe shumë pyetje gazetareske.
Gjatë arritjes, rreth 200 metra para kampit, ishim dëshmitar të protestës së veturave të verdha, të cilët disa ditë po protestojnë për ashtu si thuan, monopolin të cilën po e mbajnë Hekurudhat e Maqedonisë dhe atyre nuk iu është lejuar që të transportojnë refugjat. Mendoj se protesta e tyre, për pagesën e dyfishtë për transport është e pabazë, ashtu si nuk mund ta kuptoj edhe arsyetimin e Hekurudhave të Maqedonisë që bileta e refugjatëve nga Gjevgjelia deri në Tabanoc duhet që të jetë më e shtrenjtë.
Gjatë fotografimit, menjëherë u hetua se kampi është i madh dhe me ndihmën e UNHCR-së dhe Kryqit të Kuq, fatmirësisht, nevojat elementare, për një qëndrim të përkohshëm të refugjatëve janë plotësuar, para se të hipin në tren dhe të ikin për në Tabanoc.
Me fotografinë e parë, objektivi më është drejtuar kah dy fëmijë të vegjël të mbuluar nga koka deri në këmbë, të cilët ishin në përqafimin e prindërve të tyre. Me siguri nuk ishin të vetëdijshëm se çka po i ndodh dhe pse pa fajin e tyre janë duke vuajtur, por ndoshta e kanë ditur se duhet që të vet përmbahen.
Thuajse të gjithë refugjatët para objektit ishin miq, duke gjestikuluar se është në rregull që të tregohet për golgotën e tyre që të tjerët të kuptojnë dhe të zgjidhet ndjenja e empatisë dhe jo averzionit ndaj tyre, pasi që terrorizmi nuk është agjenda e tyre, por jeta.
Sirianët, afganistanezët dhe irakianët, të cilët dinin gjuhën angleze atë ditë nuk deshën që të incizohen, duke u mbrojtur nga brutaliteti të cilën e përjetuan pas aq shumë kilometrave të kaluara.
“Gjermania, Gjermania” ishte përgjigja më e shpeshtë e destinacionit të tyre