BERLIN (AA) – Parlamenti Federal i Gjermanisë (Bundestag) dënoi dhunën kundër pakicës muslimane të Arakanit në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sot me një votim të zhvilluar në parlament u miratua edhe me votat e deputetëve të partisë së majtë një projektrezolutë e cila përveç partisë së krahut të djathtë ekstrem “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ishte paraqitur nga Partia e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU), Partia Social Demokrate (SPD) me Partinë e Lirë Demokratike të opozitës (FDP) dhe Partia e Gjelbër.
Në rezolutën ku dënohet dhuna ndaj muslimanëve të Arakanit, u kërkua që të marrin fund shkeljet e të drejtave të njeriut në Mianmar dhe të lejohet hyrja pa kufizime në vend e organizatave ndërkombëtare të ndihmës.
Gjithashtu u kritikua edhe udhëheqësja e Mianmarit, fituese e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi për mos kritikimin në mënyrë të theksuar të dhunës ushtarake ndaj muslimanëve të Arakanit.
Në fjalimet e bëra në emër të partive të cilët paraqitën projektrezolutën është kërkuar që muslimanëve të Arakanit t’iu jepet shtetësia e Mianmarit dhe të drejtat politike.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që prej gushtit 2017 e deri tani rreth 700 mijë muslimanë nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh si pasojë e dhunës dhe persekutimeve.