-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjermania arrin marrëveshje ushtarake me Greqinë, nga e cila në mënyrë direkte do të përfitojë Ukraina

Më të lexuarat

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar se Gjermania ka arritur marrëveshje me Greqinë sa i përket shkëmbimit të tankeve, që është një veprim nga i cili do të përfitonte më së shumti Ukraina.

Në fakt, Scholz ka shpjeguar sesi Gjermania do të lejojë eksportimin e tankeve moderne gjermane në Greqi, derisa Greqia tanket e prodhimit sovjetik do t’i dërgojë tek ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

Berlini ka marrëveshje të ngjashme me disa vende tjera që kanë tanke të kohës së Bashkimit Sovjetik, kurse ushtarët ukrainas ato mund t’i përdorin pa pasur nevojë për trajnim. Gjermania deri më tani ka arritur marrëveshje të tilla me Sllovakinë, Çekinë dhe Poloninë, shkruan BBC.

Ndryshe, kancelari gjerman këtë lloj të marrëveshjes me këto vende ua prezantoi në prill si një alternativë – pra dërgimin e tankeve moderne siç janë ato Leopard dhe mjetet e blinduara Marder.

Scholz ka refuzuar opsionin e dërgimit të tankeve moderne në Ukrainë – duke theksuar se kjo do të mund të nënkuptohet s’i shkelje e marrëveshjes së NATO-s dhe përfshirjen e saj në luftë, që do të mund të zgjeronte konfliktin jashtë kufijve të Ukrainës.

Edhe pse Scholz nuk tregoi se çfarë tanke do të dërgojë Greqia në Ukrainë, ministria e Brendshme e Greqisë ka njoftuar se do të dërgojë mjete luftarake BMP-1 në Ukrainë, ku në këmbim do të marrë mjetin modern luftarak nga Gjermani që njihet si Marder. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit