-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjermani – Zgjedhësit me orgjinë turke distancohen nga SPD-ja e Martin Schulz

Më të lexuarat

Deklaratat armiqësore ndaj Turqisë të Martin Schulz, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kanë bërë që zgjedhësit turq në këtë vend, tradicionalisht të prirë për të votuar këtë forcë politike, të fillojnë të distancohen prej saj…

Deklaratat armiqësore ndaj Turqisë të Martin Schulz, kryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë(SPD), kanë bërë që zgjedhësit turq në këtë vend, tradicionalisht të prirë për të votuar këtë forcë politike, të fillojnë të distancohen prej saj.

Sipas një studimi të realizuar vitin e kaluar nga Këshilli i Ekspertëve të Fondacioneve Gjermane për Integrim dhe Emigracion (SVR), SPD-ja është partia që gëzon mbështetjen më të madhe të zgjedhësve gjermanë me origjinë turke.

I njëjti organ thekson gjithashtu se ishin pikërisht votat e zgjedhësve turq ato që i dhuruan SPD-së fitoren në zgjedhjet parlamentare të 2002-shit.

Në legjislativet e vitit 2002, SPD-ja kishte marrë vetëm 6 mijë e 227 vota më shumë se totali i Partive të Unionit Kristian (CDU/CSU) duke u shpallur fitues i zgjedhjeve me vetëm 3 deputetë më tepër.

Por deklaratat armiqësore ndaj Turqisë të liderit të SPD-së, Martin Schulz, kandidat për të marrë drejtimin e Zyrës së Kancelarit të Gjermanisë në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, mendohet se kanë një efekt (negativ) të madh mbi zgjedhësit gjermanë me origjinë turke.

Shumë analistë politikë gjermanë janë të mendimit se retorizmi armiqësor i socialdemokratit Schulz kundër Turqisë qëndron në krye të deklaratave në fjalë, të cilat vlerësohen nga turqit e Gjermanisë si ndërhyrje në punët e brendshme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit