0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjermani, vitin e kaluar janë kryer 1.075 krime anti-islame

Më të lexuarat

BERLIN (AA) – Vitin e kaluar në Gjermani janë kryer gjithsej 1.075 krime anti-islame, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një deklaratë në një mbledhje prezantimi për “Raportin e Statistikave të Krimit 2017”, mbajtur në Qendrën e Shtypit Federal ka theksuar se vitin e kaluar janë kryer 1.075 krime anti-islame.

Krimet në fjalë theksohet se janë përbërë nga veprime të tilla si hedhja e gjakut të derrave ndaj xhamive, dërgimi i letrave kërcënuese, sulmimet ndaj grave të mbuluara me shami, vizatimi i simboleve naziste nëpër shtëpitë ose xhami si dhe publikimi i shkrimeve të urrejtjes në internet.

Nuk mund të bëhet një krahasim e shifrave me vitin tjetër për shkak të faktit se krimet anti-islame në Gjermani kanë nisur të regjistrohen për herë të parë vitin e kaluar.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në Gjermani vitin e kaluar, numri i krimeve ka rënë me 9.6 për qind krahasuar me 2016. Sipas kësaj numri i përgjithshëm i krimeve të kryera në Gjermani vitin e kaluar është regjistruar të jetë 5.76 milionë. Ndërsa për vitin 2016 kjo shifër ishte përcaktuar në 6.37 milionë.

Ministri Seehofer, duke tërhequr vëmendjen se shifrat e krimeve të vitit të kaluar kanë qenë më të ulëtat e 30 viteve të fundit, është shprehur se “Gjermania është bërë më e sigurtë. Por askush nuk mund të garantojë asnjëherë 100 për qind siguri”.

Vitin e kaluar në Gjermani u kryen 2.379 vrasje si dhe 11.282 raste të përdhunimeve dhe të ngacmimeve seksuale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit