1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Gjermani – Ushtria në panik nga prania e ekstremit të djathtë në radhët e saj

Më të lexuarat

Vazhdon ende debati për pretendimin se brenda ushtrisë gjermane ndodhet një strukturë e një organizate ekstremiste të krahut të djathtë.

Vazhdon ende debati për pretendimin se brenda ushtrisë gjermane ndodhet një strukturë e një organizate ekstremiste të krahut të djathtë, e cila ka planifikuar të kryejë atentate kundër politikanëve të nivelit të lartë dhe krimin t’a “hedhë mbi refugjatët”.

Pas arrestimit më 26 prill të togerit ekstremist të krahut të djathtë Franco A. me dyshimin se “ka planifikuar një sulm terrorist”, gjithashtu pas ndalimit dhe arrestimit të togerit Maximilian T. , të martën e kaluar, janë nxitur debatet mbi çështjen se në ushtrinë gjermane ka një organizim të ekstremit të djathtë.

Kryeprokuroria federale gjermane e cila ndjek hetimin ka njoftuar se dyshojnë që Maximilian T. me Franco A dhe një student i ndaluar Mathias F. kanë planifikuar të kryejë “një krim të rëndë që kërcënon praninë e shtetit.”

Në ushtrinë për të cilën aktualisht vazhdojnë 280 hetime në lidhje me ushtarët ekstremistë dhe ndërprerja e marrëdhënieve me 18 ushtarë për të cilët është përcaktuar se gjatë viteve 2012-2016 kanë qenë të ekstremit të djathtë, tregon se ushtria ka mbetur e pamjaftueshme në çështjen për të mundur ekstremin e djathtë dhe se ndodhet përballë një problemi kronik.

Vazhdimësia e pjesëmarrjes në ushtri e ekstremistëve të djathtë pas heqjes së shërbimit të detyruar ushtarak në vitin 2011 në Gjermani vendos në pah se ushtria në të ardhmen duhet të prodhojë një zgjidhje në lidhje me këtë problem.

Ka shkaktuar debate në vend fakti që komandantët kanë anashkaluar tezën për master të togerit Franco A ku ai ka paraqitur ide të ekstremit të djathë dhe gjithashtu fakti që togeri në fund të vitit 2015 ka prezantuar veten e tij si sirian me emrin David Benjamin dhe duke u regjistruar si refugjat, duke mos ditur as edhe një fjalë në gjuhën arabe. Ndër të tjera theksohet se togeri Franco A. i cili ka aplikuar edhe për azil në maj të vitit 2016 ka marrë edhe ndihmë financiare të dhënë nga shteti pas pranimit të statusit të tij si azilant.

Për tre emrat e përcaktuar se kanë një ideologji të ekstremit të djathtë pretendohet se kanë planifikuar kryerjen një atentati ndaj politikanëve gjermanë të nivelit të lartë, si ndaj ish-presidentit Joachim Gauck dhe ministrit të Drejtësisë Heiko Maas dhe më pas këtë krim “t’a hedhin mbi refugjatët.”

Franco A u vendos në ndjekje pasi kishte tërhequr vëmendjen duke fshehur një armë në WC para se të kalonte nga kontrolli i sigurisë në aeroportin e Vjenës në janar të vitit 2017 dhe ai u arrestua më 3 shkurt teksa përpiqej të marrte armën që kishte fshehur.

Ndër të tjera është zbuluar se Franco A. ka vjedhur një sasi të madhe të municionit nga ushtria dhe se në shtëpinë e shokut student të universitetit, i cili mendohet se është bashkëpunëtor, janë gjetur afërsisht 1000 fishekë që i përkasin ushtrisë gjermane, ku bëhet e ditur se fishekët mund të përdoren në armët pushkë automatike të tipit G3 dhe G36.

Menjëherë pas kësaj shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali Volker Wieker dha udhëzimin për kryerjen e kontrolleve në të gjithë kazermat. Raporti në lidhje me kontrollet pritet të njoftohet më 16 maj.

Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, në lidhje me situatën në ushtrinë gjermane ndodhet në krye të emrave që kritikohen.

Menjëherë pas reagimeve ndaj deklaratës së saj se në ushtri ka “dobësi drejtuese”, Von der Leyen, rregulloi fjalët e saj të cilat vendosën nën dyshimin të gjithë ushtrinë.

Ditën e djeshme gjatë një informimi në Komisionin e Mbrojtjes në Kuvendin Federal ministrja Von der Leyen dha sinjalin se do të kryhen disa reforma në ushtri.

Von der Leyen e cila pas krizës së përjetuar anuloi vizitën e saj në SHBA me qëllim për të zgjidhur këtë çështje, në një deklaratë pas takimit të komisionit njoftoi se ushtarëve do t’iu jepet një trajnim i mirë politik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokratike, partner i koalicionit Thomas Oppermann duke akuzuar von der Leyen për neglizhencë të detyrës është shprehur se përgjegjësia është mbi ministren.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit