1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gjermani, udhëheqësi hebre kritikon sulmet ndaj xhamive

Më të lexuarat

Josef Schuster shprehu shqetësimet për rritjen e sulmeve ksenofobike vitet e fundit, objektiv i të cilave shpesh janë hebrenjtë, muslimanët, emigrantët dhe refugjatët

 

Kryetari i Këshillit të komitetit qendror hebre në Gjermani, Josef Schuster, një nga udhëheqësit më eminent hebre në këtë vend paralajmëroi për rritjen e jotolerancës dhe dhunës kundër pakicave fetare, emigrantëve dhe azilkërkuesve në Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është skandaloze që gjithnjë e më tepër vandalizohen xhamitë me slogane të urrejtjes ose janë objektiv i sulmeve në masë të madhe”, ka thënë Schuster në adresimin e tij në një ceremoni në sinagogë në Berlin me rastin e 80 vjetorit të “Kristallnacht” (Natës së kristaltë).

Ai shprehu shqetësimet për rritjen e sulmeve ksenofobike vitet e fundit, objektiv i të cilave shpesh janë hebrenjtë, muslimanët, emigrantët dhe refugjatët.

“Incidente të tilla që ndodhin në Gjermani në vitin 2018 janë turp për vendin tonë”, ka thënë Schuster.

Ai kritikoi partinë e djathtë ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) për nxitje të urrejtjes ndaj azilantëve dhe muslimanëve.

Në Gjermani në 5 vitet e fundit vërehet rritje e islamofobisë dhe urrejtjes ndaj emigrantëve të shkaktuar nga propaganda e partive djathtiste populiste të cilat për qëllime politike keqpërdorën frikën e qytetarëve nga kriza e refugjatëve dhe terrorizmi.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 950 muslimanë dhe organizata muslimane ishin shënjestër e sulmeve në vitin 2017.

Të paktën 33 muslimanë janë plagosur në këto sulme, përfshirë edhe muslimanet që mbajnë shami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit