Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, ka kërkuar sot nga Bashkimi Evropian pezullimin e regjimit të udhëtimit pa viza për serbët dhe maqedonasit, pas rritjes së kërkesave për azil nga shtetasit e këtyre dy vendeve ballkanike.
Sipas të dhënave zyrtare, serbët dhe maqedonasit përbëjnë gati një të tretën e të gjitha kërkesave për azil politik në Gjermani, muajin e kaluar, megjithqë të dy vendet janë kandidatë për integrim në Bashkimin Evropian.
“Rritja e keqpërdorimit të sistemit të azilit është i papranueshëm…fluksi i madh i shtetasve serbë dhe maqedonas duhet të ndalet menjëherë”, deklaroi ministri Friedrich.
Regjimi i udhëtimit pa viza në hapësirën Shengen për Serbinë dhe Maqedoninë filloi në vitin 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjën në vitin 2010./BS/kohaislame