11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Egjipt, shpërthejnë protestat, 110 të plagosur

Më të lexuarat

Protesta të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin egjiptian Kajro, në një nivel dhune që karakterizohet si më i ashpëri që kur Presidenti Mohammed Mursi mori detyrën në fund të qershorit.

Qindra njerëz janë raportuar të jenë plagosur pasi mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit Mursi u përleshën në sheshin Tahrir.

Situata është tensionuar, pasi gjyqtarët egjiptianë kritikuan përpjekjet e presidentit Mursi për të hequr Kryeprokurorin e vendit.

Protesta pason lirimin e 24 personave të akuzuar për sulmet ndaj protestuesve gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.

Dëshmitarët thanë se një tubim kritik i presidentit ishte duke u zhvilluar në Sheshin Tahrir të premten, kur një turmë prej mbështetësve të tij sulmuan podiumin e tyre.

Luftimet shpërthyen dhe protestuesit qëlluan njëri tjetrin me gurë, shishe benzine dhe bomba.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar numrin e të plagosurve në 110, raportoi televizoni shtetëror./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit