Aktivistët e shoqërisë civile nuk ia dolën as me protesta për të shpëtuar ish-kishën katolike të San Lamberto në Immerath, në rajonin Renania, të Gjermanisë.
Ambientalitët u ngjitën në bazilikën e kishës me një parullë të madhe ku shkruhej, “Kush shkatërron kulturën, shkatërron qeniet njerëzore #StopKarbonit”.
Protesta e tyre u bë për të ndaluar kolosin gjerman të energjisë ‘RWE’, që shpërndan energji elektrike për mbi 120 milionë klientë në Europë dhe Amerikën e Veriut, që të shembte kishën për të zgjeruar aktivitetin minerar në fushën e karbonit, shkruan noa.al.
Aktivistët e ‘Greenpeace’ varën parullat pranë ekskavatorëve këtë të hënë, pa rezultat.
Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi se do respektojë objektivin gjerman për reduktimin me40% të çlirimit të CO2 brenda vitit 2020, por kjo gjë është e mundur vetëm me nxjerrjen e karbonit.
Pas disa orësh protestë, aktivistët u larguan nga policia, ndërsa më tej u bë rrëzimi i kishës.