0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjermani, refugjatët të ndarë sipas fesë

Më të lexuarat

Konfliktet e përsëritura në qendrat e pritjes mes refugjatëve myslimanë e atyre të krishterë i kane shtyrë politikanët gjermanë që të kërkojnë një ndarje të të mbërriturve sipas besimit fetar.

Veçimin në bazë të fesë duket se e mbështet edhe policia e gjendur përballë një serie incidentesh e përplasjesh masive të azilkërkuesve me sfond fetar. Në një deklaratë të dhënë për agjencinë katolike të lajmeve, KNA, kreu i Këshillit Qendror të të Krishterëve Orientalë, Simon Jacob, i cituar nga mediat gjermane, thotë se ata që ankohen më shumë janë të krishterët dhe jazidët.

Këto dy grupe besimtarësh ndihen, sipas tij, gjithmonë e më të kërcënuar nga islamikët dhe myslimanet konservatorë. Kam shumë raportime nga refugjatë të krishterë që janë ekspozuar ndaj sulmeve të tilla, thotë Jacob, i cili ndarjen e azilkërkuesve nëpër kampe në bazë të fesë nuk e she si zgjidhje afatgjate.

Një veçim të tillë e kërkon edhe sindikata e policisë gjermane. Numri dy i saj,  Jorg Radek i tha gazetës “Die Ëelt” se duhet bërë diçka për të penguar shpërthimin e konflikteve të reja. Mjaft i logjikshëm në arsyetim, Radek thekson se konflikte, deri nga ato më banalet, sjellin edhe problematikat në akomodimin e azilkërkuesve.

“Kur në një qendër azili jetojnë 4.000 vetë, por vend ka vetëm për 750, atëherë normal që do të ketë edhe shprehje agresiviteti. Madje në situata të tilla, edhe gjëra të rëndomta, si përdorimi i tualetit, mund të bëhen shkak për sherr”, shprehet ai.

Me ndarjen e refugjatëve në bazë të fesë nuk është dakord kryeministri i landit të Turingisë, Bodo Ramelov. Ramelov argumenton se ndërsa tregohet kujdes për vendosjen e emigrantëve në kate të ndryshme sipas prejardhjes, veçimi sipas besimit nuk është zgjidhje pasi edhe myslimanët më konservatorë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me fe të tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit